Bajamet, lajthitë dhe arrat përmirësojnë kualitetin e spermës.
Burrat që konsumojnë një grusht arra në ditë kanë kualitet më të mirë të spermës, shkruan “DailyMail”.
Kërkuesit spanjoll kanë krahasuar burrat që kanë ngrënë arra për 14 javë me ata që nuk hanë.
Pas 14 javësh, burrat që kishin ngrënë arra kishin një kualitet më të mirë të spermës në forcë, sasi, aftësi për të lëvizur dhe madhësi.
Arrat përmbajnë omega-3, antioksidantë dhe vitaminë B, që janë të gjitha të lidhura me anormalitetet e spermës.
Ata besojnë se përdorimi i arrave mund të rris fertilitetin tek burrat.
Stili i jetesës dhe rrethanat e ambientit kanë gjithashtu një rol të rëndësishëm sa i përket fertilitetit.
Kjo gjithashtu mendohet se ndihmon në parandalimin e kancerit në testikuj.
Për këtë eksperiment u përdorën 48 persona, dhe 24 të tjerë që nuk konsumuan arra.