Burimi ka përjetuar një befasi emocionuese brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, kur vëllai i tij i madh, Egzoni, u shfaq papritur.
Burimi, një nga personazhet më të interesantë të spektaklit, ka ndarë me banorët e tjerë shumë nga historia e tij personale dhe sfidat me të cilat është ballafaquar gjatë jetës.
Ai ka folur hapur për bullizimin që ka përjetuar në fëmijëri për shkak të shtatit të shkurtë së tij.
Ai tregon se në klasën e gjashtë, kuptoi se nuk do të mund të rritej më, gjë që i ka ndikuar thellë.
Një nga momentet më prekëse për të ka qenë kujtimi për mesuesen e tij të parë, e cila i ka dhënë gjithmonë dashuri dhe mbështetje, duke e konsideruar atë si djalin e saj.
Kjo lidhje ka qenë një burim forcë për Burimin gjatë sfidave të tij.
Ai gjithashtu ka ndarë ndjenjat e tij të thella për momentin e vdekjes së prindërve, duke e cilësuar si një nga periudhat më të rënda të jetës së tij.
Këto rrëfime të ndjera tregojnë një anë të paimagjinueshme të jetës së tij dhe e bëjnë Burimin një personazh edhe më të dashur për publikun.
Tani, me ardhjen e Egzonit për ta takuar Burimin, të dy vëllezërit janë bashkuar për të ndarë kujtime dhe emocione, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mbështetëse në shtëpinë e Big Brother. /Telegrafi/