Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime të rrymës.
Këtë çështje e ngriti sonte në Pressing në T7 analisti Burim Ramadani.
Ai në shenjë solidarizimi me qytetarët që po përballen me reduktime të ashpra e ndezi një qiri në studio.
I njëjti tha se “mundet me u ndal rryma, nuk e kemi të sigurt”.
“Nuk e di a ndalet rryma, pe la këtu qirin. Mundet mu ndal rryma. Po solidarizohemi me një pjesë të madhe të Kosovës që as nuk e shohin ndoshta momentalisht emisionin, ndoshta në reprizë e shohin”, tha Ramadani.
“Le ta dinë që na të paktën po solidarizohemi me do njerëz në Kosovë që në vitin 2024 s’kanë rrymë”, shtoi ai.