Armaldo, Kristi, Olta dhe Luizi u “burgosën” nga Vëllai i Madh “Prime” e kaluar, pasi ata shkelën rregullat duke folur në nominimet.
Katër banorët ndenjën dy ditë në “burg” dhe u liruan me kusht. Ata nuk kanë të drejtë të nominojnë askënd sonte dhe e kishin të ndaluar komunikimin me Big Brother përmes dhomës së rrëfimit, gjatë këtyre ditëve.
Qëndrimi në izolim u shoqërua me debate dhe batuta të shumta mes katër konkurrentëve.
Kristi: Unë nuk di si përfundova aty. Më korruptuat. Erdha në shtëpi si njeri shumë selektiv dhe përfundova te grupi i “kriminelëve”. I thash Armaldos se isha i sigurt që nuk do kisha asnjë gjë të përbashkët me të, por rezultoi ndryshe. Më korruptuat për mirë.
Olta: Më bëhet shpesh pyetja për finalistët. Ai është mendimi im që jemi katër finalistët. Me këtë mendim që kam sot, katër finalistët do jemi ne.
Nita: Nuk na mbetet hatri nga mendimi i Oltës.
Dea: Nuk më mbetet qejfi. Madje kur dolën nga burgu erdhën të gjithë të me flisnin se me cilën do bëhesha palë.
Valbona: Jam dakord, nuk kam koment fare. Më bëhet qejfi për të katërt, por shtëpia ka shumë karaktere të forta.
Bledi : Më bëhet qejfi që unë jam bërë faktor dhe që ma kanë frikën. Më sulmojnë, më joshin, më largojnë… Kristit nuk besoj se i mbetet qejfi që nuk ka për të qenë kurrë në finalen e Big Brother. Kristi është një korrier i mirë i bërthamës, nuk përbën rrezik për ne.
Kristi: Erdhi momenti i ironisë dhe të vërtetës. Bledi te mua nuk penetron dot fare, në asnjë mënyrë. Më vjen keq që e tregon kualitetin kështu. Ka edhe mënyra të tjera për ta shfaqur. Ai po provon shumë ashpër që të futet te grupi. Unë kur flas me Bledin kënaqem shumë, por mungon faktori X. Ky faktor e bën atë të mungojë te finalitët.
Bledi: Në fillim Maestro tha kam ardhur të sulmoj Luizin. Tani Kristi më thotë që kam ardhur të imitoj atë. Mendoj se burgu i ka dëmtuar të katërt.
Kristi: Bledi është më mirë kur është në gjumë. Kemi folur më shumë për të kur ka qenë duke fjetur.
Diola: Na mungoi pak dinamika në shtëpi. Bledi ka filluar të bëhet faktor i rëndësishëm në shtëpi. Ka sjell debate konstruktive. Kohët e fundit edhe Nita është bërë lojtare e fortë.
Ermiona: Këto ditë kanë kaluar neutral. As mirë as keq. Ma kishin bërë tmerr Luizin për gërrhitjen, por nuk ishte problem. Gjithçka okej.
Beati: Në këto tre ditë, fillimisht ishim qetësi, kur doli grupi ishte ditë më intensive. Ndërsa sot ishte ditë me shumë harmoni. Nuk ka patur një ditë ndryshe.