Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka thënë për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci se ajo i ka fjalët shumë të mëdha, por punët shumë të vogla.
Madje deputetja ia parashtron edhe një pyetje ministres, e cila mungonte në sallën e Kuvendit.
“Kam një reagim apo një pyetje për ministren e Arsimit, një pyetje konkrete sepse tani po del që fjalët i ka shumë të mëdha, por punët i ka shumë të vogla, dhe duhet me tregu se qysh e ka detyruar shefen e personelit në Qendrën e Studentëve më lëshu vërtetim për Ekrem Hajdarin, që nuk ka masë disiplinore në fuqi, pra kjo është shkelje e ligjit”, tha Bunjaku-Rexhepi.