×
  • Lajme
  • Lajme

    Bulliqi viziton zonat e prekura nga vërshimet​

    FrontOnline
    11 Janar 2021

    Pas vërshimeve të shkaktuara gjatë natës dhe sot, si pasojë e reshjeve atmosferike të ditëve të fundit, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar disa nga zonat e vërshuara në Komunën e Podujevës.

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim (DSHPMSH), Fevzi Jetullahu, sot kanë vizituar disa lokalitete për të përcjellë nga afër situatën e krijuar si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e shiut
    dhe borës gjatë ditëve të fundit.

    Bulliqi tha se Komuna e Podujevës me të gjitha kapacitetet e saj është e angazhuar për t’u dalë në ndihmë banorëve në zonat që janë më të prekura nga vërshimet.

    “Komuna e Podujevës ka vendosur në funksion të gjitha kapacitetet e saj, Ekipin emergjent të Komunës, Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, si dhe kompaninë e kontraktuar për këto raste dhe të gjithë janë në teren për t’u dalë në ndihmë banorëve të prekur nga vërshimet, në mënyrë që kjo situatë të tejkalohet me pasoja sa më të vogla”, tha Bulliqi. Po ashtu për adresimin e problemeve dhe dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, kryetari Bulliqi porositi qytetarët që t’i shfrytëzojnë edhe platformën e komunikimit “Alo Komuna” në 0800 19 110.

    Me qëllim të kordinimit ndërinstitucional dhe veprimeve të përbashkëta, konform situatës së krijuar Kryetari Bulliqi, sot ka ngritur edhe Shtabin Emergjent për Mbrojtje dhe Shpëtim, të cilin do ta udhëheq nënkryetarja, Marigona Lahu.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Dogana e Kosovës njofton se pas një hetimi preliminar të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka arrestuar dy persona, pronarin e...
    Lajme20 Shtator 2024
    Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës njoftojnë se kryesia e këtij kuvendi në mbledhjen e fundit ka miratuar logon e Kuvendit, bazuar...
    Lajme20 Shtator 2024
    Këtë fundjavë do të mbajë mot kryesisht me shi dhe me temperatura të ulëta, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Të shtunën do...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Komisioni Evropian do t’ia ndajë Ukrainës një hua të re në vlerë deri në 39 miliardë dollarë, njoftoi presidentja e komisionit, Ursula...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Autoritetet palestineze thanë se 15 persona janë vrarë në sulmet që Izraeli kreu gjatë natës në Rripin e Gazës. Ndërkaq, në një...
    Vip20 Shtator 2024
    Kohës së fundit një dokument i lëshuar nga një shkollë në Prishtinë ka ngjallë reagime të shumta nga fytyrat e njohura publike,...
    Sport20 Shtator 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Prishtinës dhe Dukagjinit, e vlefshme për javën e gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll....
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar për mbylljen e rrugës Prizren - Prevallë. “Ju njoftojmë se do të mbyllet...
    Lajme20 Shtator 2024
    Bilall Dragusha, hetuesi i ATK-së i përmendur në afera ryshfeti, kishte pasur edhe telashe brenda vet institucionit ku punon. Vite më parë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.