Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, i përkrahur nga kryetari Albin Kurti ka vizituar këtë të mërkurë kompaninë Albi Mont, me ç’rast premtoi mbështetje të fuqishme për bizneset në Llap.
Ai tha se si qeverisje e re komunale do të jenë mbështetës të parezervë të kompanive.
Ky është statusi i tij i plotë:
Sot, bashkë me kryetarin e Lëvizjes z.Kurti si dhe bashkëpunëtorë vizituam kompaninë Albi Mont. U pritëm nga pronari z. Florim Aliu dhe punëtorët e kompanisë me të cilët diskutuam për punën dhe tregun e saj, si dhe me vështirësitë me të cilat po përballet kjo kompani ashtu si shumë biznese tjera në komunën tonë.
Trajtimi i drejtë dhe i barabartë i kompanive është parakushti i zhvillimit të ekonomisë dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve, prandaj ne u zotuam se si C qeverisje e re komunale do të jemi mbështetës të parezervë të kompanive./FrontOnline/