Kryetari i Podujvës, Shpejtim Bulliqi ka kujtuar Bedri Sokolin në 35-vjetorin e rënies së tij.
Bulliqi shprehet se Sokoli tha jetën për lirinë e Kosovës, ndërsa guximi i tij u bë shembull i rezistencës dhe dashurisë për atdheun.
“Sakrifica e tij na kujton se liria që gëzojmë sot është ndërtuar mbi gjakun dhe idealet e atyre që nuk u ndalën përballë asnjë sfide. I përjetshëm kujtimi për dëshmorin Bedri Sokoli! Lavdi e nderime jetës dhe veprës së tij!”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.