Kosovës nuk i duhet një president siç ka qenë deri më tani Hashim Thaçi.
Kështu ka thënë në një intervistë për Front Online, kryetari i ri i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Sipas tij, Kosova ka nevojë për një president konsensual që del nga bisedimet mes partive politike.
Bulliqi, thotë se çdo tentativë për të imponuar një president do të ishte e dëmshme për proceset politike në vend.
“Ne tashmë disa herë e kemi thënë atë që Kosovës nuk i duhen president politik , çfarë ishte ky i cili tanimë nuk është për faktin që kemi pa që ka qenë njëri prej shkaktarëve të shumë krizave politike që janë shkaktu në vend. Kosovës mendoj që i duhet një president konsensual i cili del nga bisedimet mes subjekteve politike, një individ i cili është kredibil , i cili ka familje kredibile dhe kredibilitetin e te cilit nuk mund ta cënoj askush. Ai do të ishte një president i cili do të përfaqësonte vullnetin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, prandaj çdo tentativë për të imponuar një president të zarfit ose president çfarë kemi pas deri tash , mendoj që do të jetë e dëmshme dhe nuk do ti kontribuon stabilizimit të proceseve politike në vend”, ka thënë Bulliqi për FrontOnline.