×
  • Lajme
  • Lajme

    Bulliqi akuzon qeverisjen e LDK-së për mosndërtimin e palestrës sportive në Podujevë

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka akuzuar qeverisjen e LDK-së në këtë komunë, për neglizhencë dhe moskrijim të kushteve për ndërtimin e palestrës sportive.

    Sipas tij, kjo palestër sportive do të duhej të ishte përfunduar tashmë. Madje është shprehur i habitur sesi nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

    Ai ka thënë se aty kishte dalë për sport, porse kishte parë se palestra jo vetëm që nuk është ndërtuar, por nuk ka nisur as ndërtimi i saj.

    Bulliqi në një konferencë për media, tha se afati i kontratës për ndërtimin e kësaj palestre ka skaduar, për çka kompania kontraktuese mund të padisë komunën.

    Bulliqi: Afati i kontratës për palestrën ka skaduar, mirëpo nuk është ndërtuar

    “Sot kur jemi këtu, sipas kontratës, do të duhej që pikërisht të përfundoj ndërtimi dhe të prehej shiriti i kësaj palestre sportive. Mirëpo siç po shohim, 36 muaj pas, ndërtimi i kësaj palestre as që ka nisur, ndërkohë që komuna vazhdon heshtjen e këtij skandali. Afati i kontratës ka skaduar, mirëpo ë nuk është ndërtuar. Nga kjo, mund të ju them që komuna jonë është në borxh ndaj kontraktorit që e ka fituar tenderin dhe e ka nënshkru kontratën, dhe ai kontraktor e ka të drejtën që komunës tonë t’ia kërkoj mjetet, për faktin se komuna jonë e ka shpallë tenderin, e ka njoftu për kontratën, e ka dhënë kontratën por nuk ka kriju kushte që kompania që e ka fitu tenderin në vlerë prej 1 milion e 800 mijë euro, të mund të fillojë punimet”, tha ai.

    Duke pasur parasysh situatën aktuale me Covid-19 që po mbretëron në Kosovë, Bulliqi tha se ka pasur periudha edhe më të përshtatshme për zgjedhje, porse shtoi se në vendet tjera janë mbajtur zgjedhje pavarësisht pandemisë.

    Ai shtoi se presidenti Hashim Thaçi u ka mundësuar serbëve të mbajnë zgjedhjet në Kosovë, derisa nuk e ka mundësuar një gjë të tillë për llapjanët.

    Bulliqi: Qe 8 muaj qytetarëve të Podujevës u mohohet e drejta për të pasur kryetarin e tyre

    “Ju e dini shumë mirë se që nga muaji maj ka pasur hapësirë optimale për me mujt me i mbajt këto zgjedhje, për faktin se ish-Presidenti i vendit i mundësoi një shteti fqinj, Serbisë që të zhvilloj zgjedhjet nacionale Brenda territorit tonë, ndërsa nuk e krijoi këtë mundësi për qytetarët llapjan. Kështu që tash e 8 muaj, qytetarëve llapjanë u mohohet e drejta për të pasur kryetarin e tyre. Unë besoj se do të respektojmë të gjitha ato masa të cilat rrjedhin nga institucionet shëndetësore dhe unë besoj se ato janë përgjegjëse për të thënë fjalën e tyre rreth mundësisë”, u shpreh ai.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetja Hykmete Bajrami, në Debat Plus ka treguar për një vendim të ministrit të Financave...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ferid Agani nga Lista për Familje ka thënë se është kundër edukatës seksuale në shkolla me këtë model të MAShT-it. Agani në...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po bënë hajgare me deklarata se ”1 mijë ushtarë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën shkëmbyen mendime për situatën...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takimin me fermerët nga Prishtina, për të cilët ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.