Autoritetet bullgare sot urdhëruan banorët të mbanin maska mbrojtëse në rrugë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.
Mbajtja e maskave në Bullgari është e detyrueshme në publik kur nuk është e mundur të mbash një distancë më pak se 1.5 metra.
“Ne jemi në një situatë shumë serioze,” tha ministri i Shëndetësisë Kostadin Angelov të enjten, ditën kur shteti regjistroi një rekord 1,472 infeksione të reja dhe 29 vdekje. Rreth 20 për qind e të testuarve janë pozitivë.
Bullgaria, një vend me një popullsi prej 6.9 milionë, tani ka 14.869 raste aktive, në mënyrë drastike më shumë se 9.175 që kishte javën e kaluar.
Deri më tani, 1.048 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në këtë vend të Evropës Lindore.
Angelov paralajmëroi se virusi po përhapet në mesin e punëtorëve shëndetësorë. Në 24 orët e fundit, 45 mjekë dhe infermierë kanë rezultuar pozitivë.