×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Buleshkaj: Mbi 10 mijë zyrtarë e deklaruan pasurinë, 59 raste janë dërguar në Prokurori

    FrontOnline
    27 Dhjetor 2023

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka mbajtur konferencë për medie ku u bë rishikimi i punës së kësaj Agjencie gjatë këtij vit. Ylli Buleshkaj, udhëheqës i kësaj Agjencie tha se ka pasur dyfishim të regjistrimit të deklarimit të pasurisë, ku mbi 10 mijë zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë e tyre.

    Buleshkaj pohoi se i kanë dërguar në Prokurori 59 raste, duke sqaruar se Agjencia evitoi 206 raste të shkeljeve të mundshme të ligjit, ku 128 u dhanë si opinion, e 78 tjera si këshilla. Ai ka sqaruar se kontrolli i pasurisë do të bëhet për mbi 4 mijë subjekte, proces ky të cilin premtoi se do ta përmbyllin në fillim të vitit të ardhshëm. Ndërkaq Buleshkaj tha se rritje ka pasur edhe te rastet e sinjalizimeve të jashtme, ku sivjet ka 30% më shumë.

    “I kemi 10  deklarime të pasurisë të cilat janë bërë përmes sistemit elektronik të deklarimit të pasurisë. Kosova është ndoshta vendi i parë në glob, ku me futjen në funksion të deklarimit elektronik, i kemi mbi 99% të subjekteve deklaruese dhe zyrtarëve publik, të cilët i kanë kryer përmes sistemit elektronik”.

    Janë 19 raste të paraqitura si sinjalizime të jashtme, të gjitha janë trajtuar përveç një nga to. Dy janë përcjellë në Prokurori, një rast është dërguar në komunë për procedim të mëtutjeshëm, njëra në Ministri, 11 janë refuzuar për shkak të mos përmbushjes së kritereve ligjore, tri janë mbyllur sepse nuk ka rezultuar që veprimi i raportuar të përbëjë shkelje sipas ligjit”.

    “Në vlerësimin kundër korrupsionit u shqyrtuan 66 raste ku 59 prej tyre janë dërguar në prokurori, 7 kanë përfunduar. Gjatë 2023, Agjencia evitoi 206 raste të shkeljeve të mundshme të ligjit, ku 128 u dhanë si opinion, e 78 tjera si këshilla”.

    Buleshkaj përmendi edhe numrin e vogël të stafit, për çka tha se me një numër më të madh do të mundësohej kualiteti i punës së Agjencisë.

    Në fund Agjencia ka bërë ndarjen e certifikatave për kontributin e partnerëve në përhapjen e misionit të këtij institucioni, gjatë këtij viti./EO

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka komentuar për FrontOnline në lidhje me listën e zezë të paralajmëruar nga SHBA për Ballkanin Perëndimor. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të bëjë hapjen e fushatës zgjedhore në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë....
    Lajme10 Janar 2025
    Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline ka komentuar paralajmërimin e SHBA-së për një listë të re sanksionesh ndaj Ballkanit Perëndimor për vitin...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pak ditë para se ta përfundoi mandatin e tij si president i...
    Lajme09 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar....
    Lajme09 Janar 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duke e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.