×
  • Sport
  • Sport

    Bukuroshja kroate zbulon mesazhet që i dërguan futbollistët

    FrontOnline
    10 Janar 2023

    Është bërë e zakonshme që në çdo Botëror paraqiten emra të papritur që arrijnë të fitojnë famë ose të rrisin jashtëzakonisht shumë ndikimin e tyre pas një gare të tillë. Në Kupën e Botës 2022 në Katar, një nga ata njerëz ishte modelja dhe influencuesja Ivana Knoll.

    Gjatë kampionatit, kombëtarja e saj, Kroacia, ishte një nga më të spikaturat, ashtu sikurse edhe vetë ajo. Në disa prej atyre ndeshjeve, Ivana u bë një nga yjet e papritura. Për më tepër, modelja është rritur shumë në rrjetet sociale, siç ka treguar dhe zbulon numri i ndjekësve të saj.

    Ajo që jo shumë e dinin është se gjatë Kupës së Botës ka pasur disa lojtarë që e kanë kontaktuar privatisht. Të paktën kështu ka siguruar ajo në një intervistë të fundit që ka dhënë për “Barstool Sports”:

    “Mbaj mend që disa lojtarë më dërguan mesazhe private të llojit se si je, bla, bla, bla. Pati nga ata që më kërkonin falje për nesër, para ndeshjes me Kroacinë, se kinse do të më mundnin. Nuk iu përgjigjesha derisa humbisnin ndaj kombëtares sime”.

    Ajo nuk ka zbuluar përmbajtjen apo dërguesit e mesazheve, edhe pse kjo mund të konkludohet në një mënyrë të caktuar përmes deklaratave që kishte bërë atë kohë për “Daily Mail”: “Unë thjesht argëtohem me të gjithë. Mendoj se njerëzit më pëlqejnë sepse jam e bukur. Nuk jam e interesuar të takoj askënd këtu. Qëllimi im është t’i bëj njerëzit të buzëqeshin, kjo është e gjitha”.

    Në fund gjëja ka mbetur aty dhe, sipas Ivanas, ajo nuk ka folur shumë me asnjë nga këta lojtarë. Për më tepër, duket se ajo nuk iu përgjigjej fare derisa skuadra e saj, Kroacia, e fitonte ndeshjen. Për kujtesë, skuadra e udhëhequr nga Luka Modric arriti në gjysmëfinale të Botërorit të Katarit, ku humbi kundër Argjentinës.

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Sport17 Maj 2024
    Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën preliminare, ku ka ftuar plotë 38 futbollistë, për të pasur një pasqyrë më të qartë kur...
    Sport16 Maj 2024
    Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Koeman e ka emëruar skuadrën e saj për EURO 2024 të kësaj vere. Jemi...
    Sport16 Maj 2024
    Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve për EURO 2024, duke qenë një nga favoritët kryesor për të shkuar deri...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se nga mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, përfiton vetëm Rusia dhe...
    Lajme17 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës sot e ka lansuar platformën E-Komunat në kuadër të platformës E-Kosova. Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se shërbimet...
    Lajme17 Maj 2024
    Këngëtari Sinan Vllasaliu ka thënë se nuk ndihet fajtor derisa ka deklaruar se çdo shmangie nga tatimi ishte paqëllimshme. Këtë deklarim Vllasaliu...
    Sport17 Maj 2024
    Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën preliminare, ku ka ftuar plotë 38 futbollistë, për të pasur një pasqyrë më të qartë kur...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se kushtëzimet për anëtarësim në Këshill të Evropës ndërlidhet me pranimin e marrëveshjes...
    Lajme17 Maj 2024
    Ministri francez për Çështjet Evropiane, Jean-Noel Barrot, tha sot se Franca mendon se në këtë fazë ekziston rreziku që çështja e Kosovës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.