Bukuroshja braziliane konsiderohet si një nga femrat më të bukura sot, dhe ajo gëzon një popullaritet të madh në rrjetet sociale, ku nuk është aq aktive sa dikur, por njofton mjaftueshëm sa të ndiqet nga pothuajse pesë milion njerëz, transmeton FrontOnline.
Izabel Gular nuk i kursen ndjekësit e saj në rrjetet sociale dhe shpesh publikon foto provokuese, në të cilat figura e saj e hollë është në plan të parë. Të fundit që ajo publikoi ishin nga Portugalia.
Ajo u zbulua ndërsa po blinte për ushqime me nënën e saj në një supermarket dhe që nga ajo kohë ajo ka zbukuruar shumë faqe të para, veçanërisht revistën Sports Illustrated. Ajo, sigurisht që është e njohur edhe për bashkëpunimin me markën “Victoria’s Secret”.
Bukuroshja braziliane është në një lidhje të lumtur me portierin gjerman Kevin Trapp, i cili është gjashtë vjet më i ri se ajo. “Në të vërtetë nuk është reale të dukesh i tillë”, “Bomba”, “Ti ke këmbët më të mira në botë”, “Sa e bukur je …”, “Duhet të quhesh Body”, janë vetëm disa nga komentet e ndjekësve në Instagram.
Dhe ndërsa Ella McPherson dikur kishte nofkën ‘Body’, për shkak të figurës së saj perfekte, gjithnjë e më shumë mund të dëgjohet qëndrimi që Isabel duhet të mbajë atë “titull”, sepse ajo është modelja më e bukur e të gjitha kohërave. Isabel, e cila ndryshe quhej engjëlli i Victoria me këmbët më të gjata, është një nga modelet më të suksesshme në botë.
Ajo është e gjatë 177 cm, që është një avantazh i madh në biznesin e modelimit. Sidoqoftë, këmbët e saj të gjata jo gjithmonë i sollën famë. Pikërisht për shkak të një gjendje të tillë, ajo u tall shumë kur ishte fëmijë. Ata madje e quanin atë “gjirafë”./FrontOnline/