Sipas dokumenteve të gjykatës të marra nga TMZ, Kendall Jenner është informuar se përndjekësi i saj Malik Bowker po planifikonte ta vrasë atë. “Përndjekësi i saj i pretenduar ka deklaruar se ai kishte në plan të blinte një armë të paligjshme, ta qëllonte Kendall me atë armë zjarri dhe pastaj të vriste veten”, thuhet në dokument. Kendall ka deklaruar se ajo nuk ka ‘asnjë lidhje’ me atë burrë dhe nuk e ka takuar kurrë. Jenner tha se ajo ishte ‘veçanërisht e tmerruar sepse ai udhëtoi në të gjithë vendin me qëllimin e vetëm për ta vrarë’.
Me një ndjenjë të shqetësimit dhe ankthit të rëndë emocional, Kendall theksoi se ka frikë se përndjekësi i saj do të përpiqet ta gjejë atë dhe ta plagosë ose ta vrasë kur të lirohet nga spitali. Ky person aktualisht është në paraburgim të përkohshëm në njësinë psikiatrike, por ai mund të lirohet në çdo kohë.
Sipas një oficeri të Departamentit të Policisë në Los Anxhelos, përndjekësi i pretenduar synonte të ‘vriste zonjën Jenner sepse, sipas mendimit të tij, ajo nuk po përdor platformën e tij publike si duhet’. Për shkak të urdhrit të ndalimit, ky person duhet të qëndrojë 100 metra larg Kendall, shtëpisë së saj dhe duhet të vazhdojë të trajtohet në psikiatri deri në seancën dëgjimore në 20 prill 2021./FrontOnline/