×
  • Lajme
  • Lajme

    “Buka jote të vr’et”, prokurori thotë se Pleskoviq si fëmijë kishte luajtur me shqiptarët që i vra’u në luf*të

    FrontOnline
    01 Nëntor 2024

    Prokurori Special, Ilir Morina, ka thënë se gjatë shqyrtimit gjyqësor do të vërtetohet se i akuzuari për krime lufte, Millosh Pleskoviq, ka vrarë fëmijët e Mirije Daçajt.

    Ai ka thënë se i akuzuari për krime lufte ishte rritur dhe kishte luajtur me fëmijët e dëshmitares Daçaj.

    “Në rastin konkret më së miri vlen thënia popullore “Buka jote të vret”. I pandehuri është rritur në lagjen e viktimave nga znj.Mirije dhe nga dëshmitarë tjerë do ta kuptoni se i pandehuri, si fëmijë ka luajtur në mëhallë me fëmijët, ka luajtur më fëmijët e znj.Mirije. Do ta kuptoni nga dëshmitarët rrethanorë se ky ka qenë pjesë e fëmijëve të lagjes”, ka deklaruar prokurori Morina.

    Në këtë rast Pleskoviq akuzohet se gjatë viteve 1998-1999, në Prizren ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, raporton “Betimi për Drejtësi”

    Tutje, në fjalën e tij hyrëse prokurori Morina tha se përpos dëshmitarëve rrethanorë, gjatë këtij shqyrtimi do të këtë edhe persona të cilët i kanë mbijetuar ngjarjes.

    “Ndër dëshmitarët kryesorë është dëshmitari Xh.C që mund të konsiderohet dhe mbijetuar i kësaj ngjarjeje, ai do të tregojë saktësisht se si në ditën e ngjarjes shkuan në mal, ai do të tregojë se me kë ishte dhe ai do të tregojë momentin kur janë takuar me të pandehurin dhe 7 persona të tjerë” shtoi prokurori Morina.

    Ndërsa, në fjalën hyrëse të mbrojtës së palës së dëmtuar, Mirije Daçaj, avokati Gent Gjini tha se i akuzuari ka kryer veprën penale dhe janë formuar të gjitha elementet e figurës së veprës.

    “Ne do të kërkojmë që të nxirret prova e facebook-ut të profilit të tij, ku shihet që i njëjti ka postime radikale ekstremiste serbe dhe aty shihet se është me bashkëluftëtarët e tij, me çka konsiderojmë se edhe kjo do ta forcojë tezën e akuzës së prokurorisë edhe më shumë”, tha avokati Gjini.

    Ndërsa, në fjalën hyrëse të mbrojtjes së të akuzuarit Pleskoviq, avokatia Jovana Filipoviq, tha se përgjatë këtij shqyrtimi do të mundet që të tregojë një perspektivë tjetër të të mbrojturit të tij.

    “Unë do të mundohem të prezantoj personin Millosh Pleskoviq nga një kënd tjetër. Unë vetëm do të tentoj që në këtë procedurë të vërtetojmë të vërtetën. Kjo është ajo që e kërkojnë të dëmtuarit dhe ajo se çfarë po kërkon edhe i akuzuari, e kështu që konsiderojmë që qëllimi është i njëjtë”, deklaroi avokatja Filipoviq.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e ngritur më 7 qershor 2024 thuhet se Millosh Pleskoviq gjatë vitit 1998-99 në Prizren në bashkryerje me person tjerë ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër personave civil duke kryer vrasjen e viktimave.

    Sipas aktakuzës, Pleskoviq duke funksionuar si grup i armatosur me 7-8 persona të nacionalitetit serb me 1 shtator 1998 në Prizren derisa ishin duke shkuar për na malin e tyre viktimat Reshat Daçaj, Binak Daçaj, Fatmir Bojaxhiu së bashku me të dëmtuarit Fevzi Cana, Xhenger Cana dhe Bashkim Kastratin fillimisht janë dalë papritmas nga grupi i armatosur serbë, të cilët më pas janë fyer me fjalë serbe e që ne mesin e atij grupi të armatosur serb ishte parë edhe i akuzuari Pleskoviq.

    Në një moment, sipas aktakuzës thuhet se Pleskoviq kishte filluar të gjuajë me armë të tipit “Kallash Nikov”, ku nga të shtënat në vendin e ngjarjes kishin mbetur të vrarë Reshat Daçaj, Binak Daçaj, Fatmir Bojaxhiu, kurse të dëmtuarit Xhenger Cana, Fevzi Cana dhe Bashkim Kastrati kishin shpëtuar.

    Tutje, në aktakuzë thuhet se familjarëve të të ndjerëve u ishte lejuar që t’i marrin trupat e tyre pas një jave nga vrasja, ku thuhet se trupat e Reshat dhe Binak Daçaj ishin vendosur mbi njëri tjetrin, kurse njëri nga ta e kishte këmbën e prerë, ndërkaq viktima Fatmir nuk e kishte kokën në trup.

    Andaj, për këto veprime Pleskoviq po ngarkohet për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile” e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë si ligj në fuqi në kohë e kryerjes së veprës penale.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Nëntor 2024
    Adem Grabovci ka njoftuar se do të jetë kandidat i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës. Përmes një shkrimi në Facebook,...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Lista Serbe pritet të vëprojë krejtësisht ndryshe nga dy proceset zgjedhore të organizuara në katër komunat e veriut të Kosovës, më 23...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të premten ka vizituar Akademinë për Studime të Mbrojtjes Joana Bin Jassim, në Katar. Maqedonci ka njoftuar...
    Të tjera
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën nga ora 11:00, ka njoftuar Kuvendit. Një ndër pikat e rendit të ditës është...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Dogana e Kosovës ka parandaluar një përpjekje për kontrabandë medikamentesh gjatë një kontrolli të kryer në kabinën e një maune, duke zbuluar...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Gjermania i ka kërkuar Serbisë që të rishqyrtojë projektligjin e saj që e shpall Kosovën...
    Bota/Rajoni01 Nëntor 2024
    Tetë persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar pasi është shembur streha e stacionit hekurudhor në Novi Sad të Serbisë,...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka prezantuar një aderim të ri në partinë e tij – Burim Ugzmajli. Limaj tha se ai...
    Vip01 Nëntor 2024
    Adri dhe Iliriana, javë më parë i dhanë fund beqarisë me një dasmë madhështore. Por, përveç muzikës ata po merren edhe me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.