×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Buka e bardhë apo buka e zezë, cilën duhet ta zgjidhni për organizëm të fortë?

    FrontOnline
    05 Mars 2021

    Buka, mund të jetë një produkt i zakonshëm por sipas sipas Raportit Global të Industrisë së Bukës, vazhdon të mbajë vendin e parë në listën e ushqimeve më të konsumuara në botë.

    Ajo daton që në kohët e Egjiptit të Lashtë, duke e kthyer në një produkt vërtet të vjetër përsa i përket historisë së kulinarisë.

    Edhe pse llojet e bukës nga të cilat mund të përzgjidhni janë të shumta, ato që hasni më shpesh janë; buka e bardhë dhe ajo e zezë.

    Sigurisht që të të dyja përgatiten nga gruri, por ka disa ndryshime thelbësore që lidhen me vlerat shëndetësore që ato përmbajnë.

    Në bashkëpunim me kompaninë Nela Group, e cila ka një eksperiencë 100 vjeçare në traditën e përgatitjes së produkteve të brumit, AgroWeb.org ju tregon të gjitha arsyet përse duhet të zgjidhni gjithmonë bukën e zezë.

    Gjithçka lidhet me përpunimin e miellit

    Ka dy ndryshime kryesore tek lloji i miellit që përdoret për përgatitjen e tyre; mënyra si është përpunuar dhe sa të shëndetshëm janë.

    Mielli i të dy llojeve të bukës sigurisht që vjen nga i njëjti drithë, por tek buka e zezë mielli përmban të gjitha pjesët e grurit; lëkurën bashkë me farën, ndërsa tek buka e bardhë përdoret vetëm pjesa që përmban niseshte.

    Ekspertë nga Nela Group, pohojnë se procesi i përpunimit të miellit ndikon pikërisht në ‘zhveshjen’ e tij nga vlerat ushqyese që ka për organizmin.

    Ndaj dhe buka e zezë përmban më shumë fibër, vitaminë B6 dhe E, magnez, hekur, zink dhe acid folik.

    Çfarë Vlerash Kanë Për Organizmin?

    Buka e zezë duke qenë se është e pasur në fibra, gjithashtu është edhe prebiotike, pra ndihmon shëndetin e sistemit tuaj tretës.

    Për të fituar vlerat e një fete të vetme nga buka e zezë, do t’ju duhet që të konsumoni 8 të tilla nga buka e bardhë.

    Sipas një studimi të publikuar në Revistën Mjekësore Britanike, rezulton se buka e zezë është e duhura për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

    Kjo falë faktit që indeksi i glicemisë tek kjo lloj buke është më i ulët se tek e bardha, dhe kështu sheqeri në gjak nuk pëson rritje të menjëhershme.

    Nga ana tjetër Cleveland Clinic pohon se karbohidratet komplekse që gjenden tek buka e zezë stimulojnë prodhimin e serotoninës duke përmirësuar kështu humorin tuaj.

    Kjo lloj buke mbron trupin edhe nga shfaqja e sëmundjeve të zemrës duke qenë se ajo ndihmon në uljen e kolesterolit të keq.

    Për më tepër kjo bukë ju ndihmon që të keni lëkurë dhe flokë të shëndetshëm. Mund të duket e çuditshme por është e vërtetë.

    Buka e zezë është e pasur me vitaminat B dhe proteina, të dy këto përbërës ndihmojnë në mbrojtjen e strukturës së qelizave të reja të lëkurës dhe flokut tuaj.

    Nëse doni që të humbisni kilogramët e tepërt, atëherë duhet të konsumoni bukën e zezë duke qenë se në sasi të vogla ajo ju mban më gjatë të ngopur dhe kërkon më shumë energji për t’u tretur.

    Nëse nuk jeni të sigurtë për sasinë, ekspertët e Nela Group sqarojnë për lexuesit e AgroWeb.org se karbohidratet duhet të përbëjnë 50% të produkteve për një regjim ushqimor të balancuar.

    Mjafton që ju të konsumoni 2 feta me bukë të zezë në ditë dhe do të siguroni një shëndet të fortë.

    Kjo dhe të gjitha vlerat e lartpërmendura e bëjnë bukën e zezë e me drithëra të plota shumë herë më të shëndetshme se buka e bardhë./AgroWeb.org

    Nga Rubrika
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Pavarësisht reformave të fundit në legjislacionin e migrimit për punësim, Gjermania vazhdon të përballet me një mungesë serioze punonjësish të kualifikuar. Sipas...
    Vip26 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur kosovare e muzikës moderne, por edhe asaj popullore, sot feston ditëlindjen. Ndonëse duket si vajzë e re, Yllka Kuqi...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës do të mbajë nesër mbledhje, me fillim nga ora 10:00. Në rend dite janë 15 pika. Pika e parë...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Në mbledhjen e 275-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), të hënën janë konfirmuar kandidatët për Kryeprokurorë në pesë Prokurori Themelore dhe...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, nëse ekziston një rrezik real për një luftë mes Serbisë dhe...
    Vip26 Nëntor 2024
    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ia ka uruar ditëlindjen këngëtarës Rita Ora. Ai ka shpërndarë disa fotografi krah saj në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.