×
  • Lajme
  • Lajme

    Bujqit kosovarë do të paguajnë tatim deri 300 euro për hektar tokë

    FrontOnline
    31 Tetor 2024

    Përveç “gajles” për mbjelljen e korrjen e tokave, Qeveria Kurti ka vendosur të ua bëjë jetën më të vështirë bujqve. Tani bujqve të Kosovës do t’i preket edhe kuleta. Nga ky vit do të paguajnë tatim për tokën bujqësore në bazë të Ligjit për Tatim në Pronën e Paluajtshme. Vendimi që ishte ndryshuar nga Qeveria e Kosovës, saktësisht nga ministri i Financave, Hekuran Murati në vitin 2023 tani obligon bujqit të paguajnë deri në 300 euro për hektar tokë. Por, kjo nuk vlen edhe për banorët në komunat veriore, shkruan Periskopi.

    Vendimin e ka kritikuar edhe drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi i cili tha se me këtë vendim do të ngarkohen bujqit, ndërsa faktin se ky ligj nuk do të zbatohet në komunat veriore e quajit të “çuditshëm”.

    “Tash të gjitha parcelat do të tatohen dhe kjo është bërë pa konsultë. Normal që do jetë ngarkesë shtesë për bujqit. Çka është e çuditshme, ky ligj do të zbatohet për të gjitha komunat, përveç në komunat e pjesës veriore të Republikës së Kosovës. Ligjet duhet të zbatohen në tërë teritorin e Republikës së Kosovës e jo të zbatohet në mënyrë parciale. Normal që kjo do jetë edhe një barrë e re për bujqit kosovar”, tha Ibrahimi.

    Se çmimi i tatimit në pronë është i lartë për fermerët kosovarë e ka pohuar edhe profesori i Bujqësisë, Imer Rusinovci. Ai në një proncim për Periskopin tha se kjo nuk garanton zhvillim të qëndrueshëm bujqësor.

    “Çështja e tatimit në pronë mendoj se është obligative dhe e bëjnë të gjitha vendet, por a është e lartë kjo është dilema që ndoshta nuk është dashtë me shku më stopa të larta për fermerët që sot e janë të dekurajuar dhe të demotivuar. Do të thotë, nëse ata stimulohen për shumë prodhime bujqësore duke filluar prej kulturave strategjike prej grurit deri te prodhimet intensive, atëherë edhe tatimi në pronë është dashtë të ruhet si kriter. si rregull. Por konsideroj që janë pak të larta për fermerët të cilët në një shoqeri është dashtë dhe duhet të jenë shtresa më e respektuar sepse qëllimi I tyre është gjithnjë human, të prodhohet ushqimi. Normat e larta të tatimit në pronë për momentin nuk garantojnë zhvillim të qëndrueshëm bujqësor dhe për pasojë disa nga fermerët mund të dekurajohen dhe të demotivohen. Ndoshta është dashtë një përshkallzim duke filluar nga normat e ulta dhe krahas rritjes së trendit të tyre të brutoprodhimit vendor të shtohen ato në të ardhmen sepse mendoj se është e lartë”, tha Rusinovci për Periskopin.

    Ndërsa për pjesën e komunave veriore që nuk janë obliguar ta paguajnë tatimin në pronë, Rusinovci tha se është çështje politike.

    “Çështja e pjesës veriore është cështje politike, mendoj që nuk është e drejtë, por është thjeshtë problem i karakterit të natyrës politike”, u shpreh ai.

    E kryetari i Federatës së Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri nuk e konsiderojë problem këtë, duke thënë se s’ka ankesa as nga bujqit. Tahiri i cili njihet si një përkrahës i Vetëvendosjes u shpreh se “tatimi duhet të paguhet dhe federata e mbështetë këtë”.

    “Bujqit janë të gjithë të pajtimit me pagu tatimin në pronë sepse gjithëherë është paguar, mirëpo pas luftës për shkak të rrethanave dhe dëmeve nga lufta ka pas tolerancë në këtë aspekt tash është momenti që bujqit me pagu tatimin. Ne si sindikatë ende nuk kemi marr ndonjë konfirmim se cilat janë kriteret, prandaj po presim edhe pse disa bujqëve iu kanë shku faturat nuk ka ankesa. Përndryshe të tjerët të gjithë nuk kanë vërejtje. Më të thënë të drejtën një pjesë e madhe  bujqëve nuk e kanë gjendjen e mirë ekonomike, nuk kanë përfitimi të mëdha prej prodhimtarisë bujqësore ndoshta edhe kjo që I shtohet I ngarkon, mirëpo pa marr parasysh tartimi duhet me u pagu. Ne si federatë e kemi mbështetë dhe vërjetje kemi që nuk kemi informacione për kriteret, sa kushton 1 hekar I klasës së parë, dytë”, tha ai për Periskopin.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Bashkëshortja e Altin Krasniqit, djalit të Jakup Krasniqit, Elizabeta Sylaj, ka shpërnda një fotografi së bashku me Altinin, ku i ka dhënë...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Forumi Intelektual E-30 dhe Listal Ideal, Ramush Haradinaj, ka thënë se sfida e...
    Lajme02 Janar 2025
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar e qytetarët për çmimet e biletave të transportit publik urban, të cilat do të mund të përdoren...
    Të tjera
    Lajme02 Janar 2025
    Karatisti i njohur, Elhami Shabani, ka pasionin dhe përkushtimin e një sportisti që ka kaluar nëpër shumë sfida për të arritur sukses....
    Lajme02 Janar 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka reaguar pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje në PZAP në lidhje me certifikimin e Listës Serbe....
    Lajme02 Janar 2025
    Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është përballur me një valë kritikash nga miqtë e Kosovës pas publikimit të një...
    Lajme02 Janar 2025
    Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Dubravë të Suharekës. Lajmin për Express...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Propozimet e përmendura gjatë bisedimeve të koalicionit të Austrisë sugjerojnë se mund të ketë ndryshime në kërkesat e shtetësisë, me një ndryshim...
    Lajme02 Janar 2025
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen Berisha me rastin e vdekjes së ambasadorit dhe ish-zv.ministrit, Anton Berisha....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.