×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bujqit e “shkrumbuar” ende s’i vizitoi shteti, ndihen të pa shpresë

    FrontOnline
    19 Korrik 2025

    Si pasojë e zjarreve që ishin jo të pakta, në ditët me temperatura të larta, nga korriku janë djegur sipërfaqe të tëra të tokave bujqësore në vend.

    E marta e zjarrtë e 8 korrikut, ia gllabëroi rreth 100 hektarë grurë, që brenda pak kohësh iu shkrumbuan fermerit Sadush Kabashi.

    “Me partnerë kemi të mbjella rreth 170-180 hektarë me grurë, dhe atë ditë kur u ndez zjarri atje në skaj, janë djegur rreth 100 hektarë parcelë, nga e cila edhe rreth 60 hektarë të grurit që nuk kishim arritur të korrim, deri sa zjarri e shkrumboi. Ju po i shihni këtu kajzit (kallinjtë) me grurë të bërë shkrumb e hi”, thotë Kabashi, raporton rtk.

    Fermeri nga Istogu, i cili ka mbi 300 krerë lopë, thotë se zjarret që ia dogjën grurin i shkaktuan dëme rreth 100 mijë euro.

    Pas ditës kritike, askush nga institucionet nuk më ka “trokit në derë” për të parë a vlerësuar dëmin, thotë Kabashi.

    “Në ditën që ndodhi zjarri, i pari ka ardhur kryetari i komunës, Ilir Ferati, por më pas nuk na ka vizituar askush. Institucionet më të larta nuk kanë gjetur kohë as me na telefonuar e lëre më të na vizitojnë. Deri tani askush nuk është lajmëruar. Unë nuk e di se çka do të ndodhë me dëmet, por, deri tash nuk është bërë as vlerësimi i dëmit”, tha ai.

    Zjarret, disa hektarë me grurë ia dogjën edhe Malsor Sejdiut, i cili përveç 155 hektarëve me grurë, ka të mbjella edhe rreth 180 hektarë me misër e luledielli. Bujku nga Podujeva po ashtu thotë se askush nuk ka bërë vlerësim dëmi të tonelatave me grurë të djegur.

    “Një kërkesë e kam bërë në Komunën e Podujevës, tash po presim. Nëse na ndihmon diçka Komuna ose Qeveria, është mirë. Është mirë që jo vetëm mua, por të gjithë që kanë pësuar nga zjarri të përkrahen sado pak, sepse humbjet janë të mëdha. Unë për shembull, më së paku kam humbur 100 tonë me grurë”, thotë Sejdiu.

    Jo tokë të mbjellë me grurë, por pemishten me trupa të shumtë me mollë, të varieteteve të ndryshme, ia shkrumboi zjarri edhe Enver Osmanajt, i cili thotë se brenda një kohë të shkurtër u shkatërrua pemishtja ku kishte investuar, punuar e përfituar prej vitesh. Pemëtari nga Kovraga e Istogut thotë se akoma askush nuk ia ka bërë vlerësimin e dëmit të madh.

    “Nga qeveria dhe komuna askush te dera nuk na ka ardhur. Dëmi është ekstrem i madh. Unë 16 vite kam investuar në pemishte e për këtë kam marrë edhe kredi. Mollët janë shkrumbuar, edhe pse i kanë pasur edhe 20 vite jetëgjatësi. E kur e shumëzon për 20, që ke marrë rreth 15-16 mijë euro në vit, dëmi po del diku 300 mijë euro. Unë e kisha lutur qeverinë që për këto dëme që na janë shkaktuar, të marrë një vendim për kompensim”, tha Osmanaj.

    Radio Kosova thotë se ka pyetur Ministrinë e Bujqësisë se a është bërë vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret si dhe kur pritet që ministria apo edhe Qeveria t’i kompensojë bujqit e dëmtuar. Përkundër interesimit, nga kjo ministri nuk kanë kthyer ende përgjigje, duke mos treguar edhe nëse kanë një fond të veçantë për të ndihmuar bujqit që pësuan nga zjarret.

    Nga Rubrika
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...
    Lifestyle04 Mars 2026
    Këshilla të rëndësishme që duhet t’i ndiqni para se të përdorni mikrovalën. Nëse vendosni ushqimet e gabuara, në mikrovalë mund t’ju sëmurë,...
    Opinione04 Mars 2026
    Shkruan: Petrit Selimi Albin Kurti është lideri i parë partiak në historinë e demokracisë kosovare që ka opsione të shumëfishta me zgjedhë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.