×
  • Lajme
  • Lajme

    Buja: Ushtritë në luftë s’pranojnë se kanë humbje, UÇK-ja ka pas nevojë për propagandë

    FrontOnline
    05 Nëntor 2024

    Dëshmitari Shukri Buja tha se në çdo luftë, ushtritë nuk i pranojnë se kanë humbje dhe i ekzagjerojnë fitoret e veta.

    Andaj, ai tha se ata si UÇK janë munduar që të japin një zë më shumë se që kanë pasur forcë në ushtri për shkak se kishte nevojë për propagandë më të fuqishme, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    “Por keni parasysh se këto deklarime kanë mujt me qenë deklarime për të bërë një propagandë më të fuqishme se jemi më të organizuar, jemi të fuqishëm etj. Në çdo lutë, ushtritë nuk pranojnë se kanë shumë humbje, por i ekzagjerojnë fitoret e veta. Edhe ne si UÇK- jemi mundu që t’i japim një zë më shumë se sa që e kemi pasur forcën e ushtrisë tonë sepse ka pas nevojë për propagandë më të fuqishme”, tha Buja.

    Përpara kësaj deklarate, dëshmitarit iu prezantua një pjesë enjë gazete pretendohet se dëshmitari ka thënë se UÇK-ja fitoi mbështetje të madhe sidomos mbas ngjarjes në Prekaz e që shumë shpejt ata arritën një organizim ushtarak duke filluar nga kuadra, togu, kompania, batalioni, brigada etj.

    Megjithatë, dëshmitari tha se nuk i kujtohet se ka dhënë ndonjë deklaratë të tillë për atë gazetë.

    Dëshmitari gjithashtu u pyet se në janar të 99-ës a ka shkuar në Zonën Operative të Noredimes dikush nga Shtabi i Përgjithshëm për t’i vizituar.

    “Tash nuk po me kujtohet”, tha Buja duke përmendur një ceremoni të betimit në Jezerc e që mendon se ka ndodhur në dhjetor të 98-ës dhe jo në janar ku kanë marrë pjesë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm.

    Buja tha se ka pasur oficer në atë ceremoni e që dy prej tyre ishte Salih Veseli i cili ka qenë në operativen e Bislim Zyrapit dhe Rexhep Selimi. Ndërsa, për  te tjerët tha se nuk e din.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Nëntor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se epilogu i vrasjes së Astrit Deharit nuk ka pse të vonojë më...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Zgjedhjet presidenciale që mbahen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithmonë përcillen me interes të shtuar në Kosovë. Kjo për shkak të...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Dogana e Kosovës ka njoftuar se fillimi i muajit nëntor ka shënuar një arritje historike për këtë institucion, pasi thotë se janë...
    Të tjera
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, bashkë me zëvendësin e tij Besnik Bislimin, dhe ministrin e Shëndetësisë dhuruan gjak, në përvjetorin e tetë të vdekjes...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Ndryshimet klimatike përmbajnë tre nga pesë faktorët që rrezikojnë shëndetin e fëmijëve. Kështu tha presidentja Vjosa Osmani, e cila shtoi se 23...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, ka folur për zgjedhjet presidenciale në SHBA, me ç’rast ka vlerësuar interesimin e popullit të Kosovës për...
    Vip05 Nëntor 2024
    Natën e mbrëmshme në “Prime” është futur edhe një banor i ri. Jo rastësisht personi që u fut ishte ish-bashkëshorti i Drenusha...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin, njëherë ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Jashtme të...
    Vip05 Nëntor 2024
    Leo ka diskutuar me Lelen për sfidën e alfabetit që patën banorët duke bërë renditjen nga Zh-ja tek A-ja e që këtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.