×
  • Lajme
  • Lajme

    Buja thotë se kishte propagandë ndaj tij dhe Krasniqit se kinse kanë ikur nga lufta

    FrontOnline
    05 Nëntor 2024

    Dëshmitari Shukri Buja, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, tha se ka pasur propagandë ndaj tij se kinse ka ikur nga lufta, ngjashëm tha se kishte propagandë edhe për zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqin.

    Buja tha se kishte pritur që të merreshin masa ndaj atyre që po e përhapnin dhe përkrahnin këtë propagandë, e që njëri prej këtyre personave ishte edhe udhëheqës i njësitit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    “Për një periudhë kam pritë që të veprohet, por nuk ka pas ndonjë veprim”, tha Buja. Shtoi se shqetësimin e tij ia ka thënë Jakup Krasniqit, me mendimin se ai do ia percjellë Shtabit të Përgjithshëm.

    “Pas bisedës me Jakup Krasniqin, unë kam prit për disa ditë e që mund të jenë edhe javë që të merret ndonjë masë ndaj meje apo ndaj atyre që kishin hapur propagandë të tillë, por nuk është marrë ndonjë masë dhe diku nga mesi i gushtit me është thënë që të shkoj të rregulloj vijat furnizuese në nënzonën operative, në të cilën isha përcaktuar si komandant i nënzonës dhe të filloj të strukturoj Zonën Operative”, tha Buja.

    Sipas tij, kjo detyrë i kishte ardhur kur e kishte njoftuar Jakup Krasniqin që po udhëtonte për në Shqipëri, e që ky i fundit pastaj i kishte thënë që ta rregullonte vijën e furnizimit me armë dhe strukturën.

    “Aty nëse nuk gaboj ka qenë edhe Azem Syla që unë në periudhën e korrikut kam supozuar, ashtu edhe flitej që është komandant i përgjithshëm”, tha Buja, duke shtuar se rregullimi i vijës së furnizimit nuk ishte urdhër por sugjerim pasi që vetë dëshmitari ishte komandant i nënzonës.

    Dëshmitari u pyet se a është takuar ndonjëherë në Kleçkë me Hashim Thaçin.

    “Nëse nuk gabo jam takuar në korrik. Ka pas një takim me ndërkombëtarët nëse nuk gaboj dhe pas takimit me ndërkombëtarët nëse nuk gaboj, ne kemi shkuar për t’u takuar me popullatën civile në Grykë të Shalës”, tha Buja, i cili theksoi se nuk ka qenë personalisht në këtë takim.

    Në këtë takimin me civilët, Buja tha se ishte Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi e që civilëve iu kishte folur ky i fundit pasi që ndaj tij ishte përhapur një propagandë e fuqishme se kinse ky i fundit kishte ikur nga lufta.

    Dëshmitari u pyet për rolin e Sokol Bashotës gjatë verës së vitit 1998, e për të cilin tha se atë kohë nuk kishte njohuri.

    Kurse i pyetur se a është takuar gjatë verës së ’98-ës me Azem Sylën, dëshmitarit nuk iu kujtua saktë muaji.

    “Ka qenë muaji korrik nëse nuk gaboj por ka qenë realisht një periudhë e ofensivës shumë të ashpër nuk e di a ka qenë fundi i korrikut apo gushtit”, tha Buja.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar familjet e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli në 4-vjetorin e arrestimit...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Dëshmitari Shukri Buja tha se në çdo luftë, ushtritë nuk i pranojnë se kanë humbje dhe i ekzagjerojnë fitoret e veta. Andaj,...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë ka bërë të ditur se e ka ndekur me shqetësim të thellë publikimet...
    Të tjera
    Lajme05 Nëntor 2024
    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë duke përmbushur premtimin që kanë dhënë si ekzekutiv për...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorin Aivo Orav, i cili...
    Sport05 Nëntor 2024
    Liverpooli ka dy lojtarë që rrezikojnë të suspendohen për ndeshjen ndaj Real Madridit në Champions League, që do të thotë se duhet...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka nisur procedurat e përgatitjeve për procesin e zgjedhjve, që do të mbahen më 9 shkurt...
    Vip05 Nëntor 2024
    Natën e mbrëmshme pjesë e shtëpisë më të famshme në vend BBVK ka hyrë si banor Atilla Kardesh, i njohur si ish-bashkëshorti...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Vetëm disa orë përpara se dhjetëra miliona amerikanë të drejtoheshin në qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale, agjencitë amerikane të zbulimit lëshuan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.