Ish- anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ramë Buja thotë se nuk është ftuar asnjëherë nga Specialja, anipse e ka pritur këtë.
Buja në emisionin “Frontal” në T7, kur u pyet se a ka pritur që Specialja ta ftojë, ai tha se këtë e ka pritur pasi ka qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
“Unë kam pritur, se kam qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, tha Buja.
Në Hagë, aktualisht janë në paraburgim disa figura të politikës së Kosovës, e po ashtu edhe anëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi janë të fundit që arritën në Hagë, ndaj tre prej të cilëve u mbajt edhe seanca e parë në Gjykatën Speciale.