Ish Komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimes, Shukri Buja, e ka quajtur gjykatë me mandat të skaduar Gjykatën Speciale në Hagë.
“Mandati i ka skaduar, në bazë të ndryshimeve kushtetuese. Asaj gjykate i është dhënë mandati pesëvjeçarë. Tash kemi dy gjykata kushtetuese, Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe Gjykatën Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, është shprehur Buja, njofton Klan Kosova.
“Sa e njoh aspektin juridik, Gjykata Kushtetuese e DHSK-së është me më shumë kompetenca sesa Gjykata Kushtetuese e Kosovës”.
Për Bujën në momentin që kjo gjykatë është themeluar dhe është bërë me gjykatë të saj Kushtetuese, është bërë bartja e sovranitetit të Kosovës.
“Është bartur sovraniteti edhe i kodit të procedurës penale”.
Buja ka thënë se kur është intervistuar rreth para një viti është mbrojtur në heshtje para prokurorit të specializuar.