Në mars të vitit 2019, Bugatti prezantoi La Voiture Noire unike në panairin e Gjenevës, bërë me rastin e 110-vjetorit të lindjes së kompanisë franceze.
Pastaj muajin e kaluar, në afërsi të fabrikës në Molsheim, kjo makinë u kap gjatë provave të fundit, përpara dorëzimit te klienti i saj i pasur dhe i durueshëm.
Tani, është shfaqur informacioni se makina do të paraqitet zyrtarisht më 31 maj, kur mund të zbulojmë identitetin e pronarit të saj.
Më herët, informacioni jozyrtar u shfaq se ishte ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, por që doli të ishte i pasaktë.
Sido që të jetë, La Voiture Noire bazohet në modelin Chiron, ka një trup të bërë tërësisht nga fibra karboni dhe mundësohet nga një motor 8.0-litër W16 me 1500 kuaj fuqi dhe 1600 Nm. Makina dyshohet se kushton 11 milion euro, ndërsa detaje të tjera ende nuk kanë ardhur./FrontOnline/