Në mars të vitit 2019, Bugatti prezantoi La Voiture Noire në Motor Show në Gjenevë, bërë me rastin e ditëlindjes së 110-të të kompanisë franceze dhe si një homazh për modelin Bugatti Type 57 SC Atlantic.
Pastaj muajin e kaluar, në afërsi të fabrikës në Molsheim, kjo makinë u kap gjatë testeve përfundimtare, përpara dorëzimit te konsumatori i saj i pasur dhe i durueshëm.
Makina tani është gati për dorëzim, por identiteti i pronarit të saj nuk është njoftuar ende. Më herët, informacioni jozyrtar u shfaq se ishte ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, por që doli të ishte i pasaktë.
Sido që të jetë, La Voiture Noire bazohet në modelin Chiron, ka një trup të bërë tërësisht nga fibra karboni dhe mundësohet nga një motor 8.0-litra W16 me 1500 kuaj fuqi dhe 1600 Nm çift rrotullues.
Më në fund, çmimi – kjo veturë unike kushton 16.7 milionë euro./FrontOnline/