Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka konfirmuar se do të largohet nga klubi pas këtij edicioni.
43-vjeçari u rikthye në Juventus në verën e vitit 2019 pas një viti në Paris Saint-Germain, por ai prapë do të largohet pasi t’i skadojë kontrata në qershor, shkruan FrontOnline.
Buffon e ka mbajtur portën e paprekur në shtatë ndeshje të Serie A-së këtë edicion dhe e ka ndihmuar Juventusin të kualifikohet në finalen e Kupës së Italisë.
“Na ka munguar vazhdimësia. Në fund, kemi luajtur ndaj skuadrave të kreut dhe shpesh kemi fituar, shpesh kemi barazuar e humbur”, tha Buffon.
“E ardhmja ime është e qartë. Kjo eksperiencë e bukur me Juventusin do të mbyllet këtë vit”, tregoi ai./FrontOnline/