Portieri legjendar i Juventus, Gianluigi Buffon, do të mbahet mend gjatë në historinë e futbollit jo vetëm italian, por edhe botëror, si një nga portierët më të mirë të historisë. Buffon vendosi të lërë Juventus dhe ka kaluar te Parma.
Ditën e djeshme ai mbërriti te klubi i Parmës, ku 26 vjet më parë nisi karrierrën. Por teksa hyn brenda ambienteve të klubit, Buffon dëgjohet të flsë për mafian shqiptare.
“Ishte mafia në Shqipëri, ai bënte punë dhe kështu na shpëtoi,”– dëgjohet të thotë në një moment Buffon. Më pas nuk arrihet të kuptohet gjë tjetër, pasi ai futet brenda.