Milwaukee Bucks ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë finale në Konferencën e Lindjës.
Në ndeshjen e zhvilluar në Fiserv Forum, Bucks kanë mposhtur Atalantan me epërsi të thellë prej 34 pikëve, 125:91.
Ishte një ndeshje e dominuar nga vendasit nga fillimi i takimit deri në fund të saj, duke u barazuar seria finale në 1-1.
Giannis Antetokounmpo ishte më efikasi në këtë sfidë me 25 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime, derisa me lojë të mirë u dallua edhe Jrue Holiday me 22 pikë të tjera.
Tek mysafirët asnjëri nga lojtarët nuk ishin në ditën e tyre më të mirë, pasi Trae Young ishte më efikasi me vetëm 15 pikë.
Tanimë pas dy ndeshjeve të zhvilluar në Milwaukee, finalja zhvendoset për dy ndeshjet radhazi në Atlanta.