×
  • Lajme
  • Lajme

    BSPK-ja thotë se kërkesat e SBAShK-ut janë të drejta dhe legjitime

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2024

    Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, ka thënë se BSPK-ja thekson rëndësinë dhe urgjencën e shqyrtimit të kërkesave të ngritura nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit.

    Hykolli tha se si një federatë që përfaqëson me dinjitet interesat e mësimdhënësve dhe punëtorëve të arsimit në Kosovë, SBAShK-u ka paraqitur kërkesa legjitime që sipas tij, kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të punës, respektimin e kontratave kolektive dhe fuqizimin e një sektori kritik për të ardhmen e vendit.

    “Arsimi, si shtyllë e zhvillimit të një shoqërie demokratike dhe të drejtë, meriton një përkushtim maksimal nga të gjitha institucionet përkatëse. Çdo neglizhencë në trajtimin e këtyre çështjeve reflekton drejtpërdrejt jo vetëm në mirëqenien e mësimdhënësve, por edhe në cilësinë e edukimit që marrin brezat e ardhshëm”.

    “Si BSPK, ne jemi të përkushtuar për të mbështetur SBASHK-un në rrugëtimin e tij për të arritur zgjidhje të qëndrueshme përmes dialogut konstruktiv me Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe të Inovacionit. Greva ose protesta nuk janë qëllimi ynë, por mjetet e fundit për të treguar rëndësinë e çështjeve të ngritura dhe për të kërkuar vëmendje institucionale”, thuhet në reagim.

    Tutje, Hykolli tha se vetëm përmes dialogut të sinqertë, të bazuar në respektin e ndërsjellë dhe në mirëkuptim, mund të arrihen zgjidhje që përmbushin pritshmëritë e punëtorëve të arsimit dhe të sigurojnë stabilitet në sistemin arsimor.

    “Ftojmë Qeverinë dhe të gjitha palët e interesit që të adresojnë me prioritet këto kërkesa dhe të demonstrojnë një angazhim serioz për përmirësimin e kushteve në sektorin e arsimit”.

    “BSPK qëndron e angazhuar në rolin e saj për të ndërmjetësuar dhe lehtësuar një proces dialogu që promovon drejtësinë, transparencën dhe barazinë në trajtimin e të drejtave të punëtorëve. Ne mbetemi të hapur për bashkëpunim dhe kontribuojmë për të siguruar që arsimtarët tanë të jenë të mbështetur dhe të vlerësuar siç meritojnë”, thuhet në reagim.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Njohës i ekonomisë, Arton Muhaxheri ,  për FrontOnline, ka folur për situatën e komunave pas rënies së të hyrave nga tatimi në...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa të mërkurën e ka anuluar vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se ndihej i nderuar që presidentja Vjosa Osmani, bashkë me...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Qeverinë për krizën energjetike me të cilën po përballen qytetarët e bizneset tash e disa ditë....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ish-ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tha se kryeministri aktual, Albin Kurti po e turpëron shtetin para partnerëve ndërkombëtarë....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, për FrontOnline, ka thënë se bashkëpunimi që ai ka pasur me qytetarët e Malishevës, ka...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi ka thënë se programi i LDK-së ka zgjidhjen për krizën energjetike. Në një konferencë...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, për të dhënë deklarime lidhur me hetimin për...
    Kronika26 Dhjetor 2024
    Brenda 24 orëve në Kosovë, janë regjistruar 79 aksidente. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 19 aksidente u regjistruan me të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.