BSPK-ja me 5 kërkesa për kryeministrin Albin Kurti
Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini thotë se shpresat i kanë te qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti në realizimin e kërkesave të tyre.
Sindikalistët tashmë kanë të gatshme 5 kërkesa për Kurtin.
“Shpresa ka mbetur në këtë qeveri të ndryshimit. Në këto 5 kërkesa të sindikatës është, Marrëveshja Kolektive, Paga Minimale, Skema Pensionale, Siguria dhe Shëndeti në Punë dhe Ligji mbi Sigurimin dhe Barazinë e Pagave sipas Ligjit, sepse ka aty diskriminim”, shprehet ai.
Përveç kërkesës direkte për kryeministrin Kurti, sindikalistët kërkojnë edhe nga ministri i Punës Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati që të thërras Këshillin Ekonomiko-Social.
“Iu kam drejtuar edhe Hekuran Muratit që sa më shpejtë të thërras Këshillin Ekonomiko-Social që të startojmë me problemet aty ku kanë ngelë, që të fillojmë hap pas hapi me një realizim të tillë”, ka thënë Ajdini për Front Online.
Pandemia goditi keq Kosovën, por s’ka protestë nga BSPK-ja për “1 Maj”