Armando Broja pritet të vazhdojë huazimin në Holandë te Vitesse edhe për një edicion.
Vitesse ka filluar bisedimet me Chelsean për t’ia vazhduar qëndrimin sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë edhe për një vit, shkruan FrontOnline.
Marrëveshja është shumë pranë të arrihet derisa zyrtarizimi është çështje kohësh.
19-vjeçari ka kontratë me Chelsean edhe për një vit.
Ndryshe, në kampionatin elitar holandez, Broja ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar tri asistime./FrontOnline/