×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Brnabiq: Qëllimi ynë është ruajtja e Kosovës si pjesë e Serbisë

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2023

    Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq deklaroi se ruajtja e Kosovës si pjesë e Serbisë është pika e parë në listën e planit 10-pikësh të Partisë Progresive Serbe.

    “Plani 10-pikësh është premtimi ynë – çfarë ende duam të bëjmë deri në vitin 2027 në 10 pika. Nga pika e parë dhe ruajtja e Kosovës brenda Republikës së Serbisë”, tha Brnabiq, shkruan Euronews Serbia, përcjell FrontOnline.

    Ajo shtoi se në krye të listës është drejtimi i një politike të jashtme të pavarur, e udhëhequr nga një Serbi e pavarur, e cila e vetme vendos për të ardhmen e saj.

    “Kështu ka qenë deri në vitin 2012, gjithçka ka ndryshuar. Nga viti 2012 duam që populli i Serbisë të vendosë dhe të pajtohemi me popullin tonë, e jo me disa zyrtarë të tjerë të huaj dhe njerëz të fuqishëm”, theksoi kryeministrja në largim e Serbisë.

    Ndër të tjera, Brnabiq nënvizoi se një nga pikat e planit është neutraliteti ushtarak.

    “Ruajtja e neutralitetit tonë ushtarak, forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve tona të sigurisë, i ushtrisë sonë, por edhe i të gjitha shërbimeve të sigurisë”, u shpreh Brnabiq./FrontOnline/

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Korrik 2024
    FBI-ja deklaroi se ish-presidenti Donald Trump u godit në vesh nga një plumb gjatë atentatit ndaj tij më 13 korrik, duke i...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Të tjera
    Lajme27 Korrik 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u është drejtuar me një letër dje liderëve të partive në vend, të cilët i ka ftuar...
    Bota/Rajoni27 Korrik 2024
    FBI-ja deklaroi se ish-presidenti Donald Trump u godit në vesh nga një plumb gjatë atentatit ndaj tij më 13 korrik, duke i...
    Lajme27 Korrik 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku mban sot konferencë për media. Ora e paraparë për nisjen e ngjarjes...
    Lajme27 Korrik 2024
    Njohës të çështjeve të drejtësisë kanë kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që t’i rishikojë kriteret për vendosjen e personave të dënuar në...
    Lajme27 Korrik 2024
    Moti sot parashihet të jetë me diell. Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ndërmjet 26-30. “Do...
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.