Britney Spears postoi një video në Instagram me një mesazh për të gjithë ata që duan ta fotografojnë në Havai, ku ajo shkoi për pushime me të dashurin Sam Asghari, transmeton FrontOnline.
“Ne jemi goxha të çmendur këtu. Sidoqoftë, paparacët e dinë se ku jam dhe në të vërtetë nuk është kënaqësi për mua. Ishte goxha e vështirë për mua të shkoja diku sepse këto fytyra shfaqen gjithmonë për të më bërë fotografi. Por jo vetëm kaq. .. Ata shtrembërojnë trupin tim dhe tallen me mua. Është e turpshme. Unë e di që trupi im nuk është perfekt, por unë padyshim nuk dukem në mënyrën se si më portretizojnë. Është i vrazhdë dhe i mbrapshtë, kështu që ju lutemi vazhdoni me mirësi”, tha këngëtarja. Ajo shkoi me pushime pasi foli publikisht në gjykatë për jetën e saj për herë të parë dhe kërkoi t’i jepte fund kujdestarisë së babait të saj Jamie mbi të./FrontOnline/