Në një postim të ri në profilin e saj në Instagram, Britney Spears u përplas me mediumet ‘New York Times’ dhe ‘BBC’ pas dokumentarëve të njohur për jetën e saj.
“2021 është padyshim më iu mirë se 2020, por unë nuk e dija se do të ishte kështu. Kaq shumë dokumentarë dhe mendime të të tjerëve për mua … Mund të them se jam shumë e lajkatuar”, filloi Britney në një postim pranë një video në të cilën ajo kërcen me pantallona të shkurtra dhe të zeza, dhe më pas vazhdoi për dokumentarët ‘Framing Britney Spears’ dhe ‘The Battle for Britney Spears’.
“Këta dokumentarë janë shumë hipokritë. Ata kritikojnë mediat dhe më pas bëjnë të njëjtën gjë”, vazhdoi ajo. “Edhe pse kam pasur disa momente shumë të vështira në jetën time, ka pasur shumë momente të mrekullueshme, por bota duket se është më e interesuar për ato negative, për fat të keq”. Britney shpesh poston video në të cilat kërcen, dhe reagimet e fansave të saj janë të ndara. Disa besojnë se kjo e ndihmon atë, ndërsa të tjerë pretendojnë se ajo nuk është e ekuilibruar mendërisht. Britney do të shkojë në gjykatë muajin tjetër në lidhje me kujdestarinë që Jamie Spears, babai i saj, ka mbi të dhe financat e saj, që nga viti 2008./FrontOnline/