Britney Spears duket se ka fshirë llogarinë e saj në Instagram. Fansat mbetën të habitur psi ylli i muzikës pop u zhduk nga platforma e mediave sociale të mërkurën.
Ndërsa llogaria në Twitter e këngëtares 40-vjeçare, ku ajo ka pothuajse 56 milionë ndjekës, mbetet aktive.
Këngëtarja nuk ka postuar në platformë që kur foli kundër motrës së saj Jamie Lynn në një postim të shpërndarë më 15 janar.
Fansat shkuan në rrjetin social Twitter për të ndarë konfuzionin e tyre për mungesën e Spears nga Instagram.