×
  • Vip
  • Vip

    Britney Spears reagon ndaj një filmi për jetën e saj: “Kam turp, kam qarë për dy javë”

    FrontOnline
    01 Prill 2021

    Këngëtarja Britney Spears komentoi rreth një dokumentari të bërë në lidhje me jetën e saj, të quajtur “Framing Britney”. Ajo publikoi një postim në llogarinë e saj në Instagram, së bashku me këngën “Crazy”, nga grupi ‘Aerosmith’, ku shprehet në lidhje me këtë dokumentar.

    “Kishte gjithmonë thashetheme në lidhje me jetën time, mua më vëzhgonin vazhdimisht dhe më gjykonin vazhdimisht. Për të mbajtur mendjen time të shëndoshë, unë vallëzoj me Stephen Tyler çdo natë për t’u ndjerë njerëzore dhe e gjallë. Gjatë gjithë jetës sime kam qenë e ekspozuar ndaj shfaqjeve para njerëzve. Jam e lënduar sepse ata gjithmonë më kanë dënuar, fyer dhe turpëruar, dhe ata e bëjnë atë edhe sot”, shkroi ajo.

    “Unë nuk e shikova tërë dokumentarin, por për aq sa pashë, më vjen turp për mënyrën se si u portretizova. Kam qarë për dy javë, dhe ende nganjëherë qaj. Unë bëj gjithçka që mundem për të mbajtur lumturinë time dhe dashuria, vallëzimi më sjellin gëzim çdo ditë. Unë nuk jam këtu për të qenë e përkryer… është krejtësisht e mërzitshme”, ka shkruar Britney Spears. Në një dokumentar të New York Times, këngëtarja tregohet përmes prizmit të ngritjeve dhe rënieve si dhe në marrëdhëniet me media. Adhuruesit e saj themeluan lëvizjen “Free Britney” në vitin 2019, duke shpresuar të fitonin një betejë ligjore me babanë e saj, Jamie Spears, i cili ka kujdestarinë ndaj saj dhe të pasurisë së saj./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Vip07 Janar 2025
    Moderatori i spektaklit të Big Brother Vip Kosova, Alaudin Hamiti ka bërë një reagim për prime-n e mbrëmshëm, e që u komentua...
    Vip07 Janar 2025
    Leo në cilësinë e kapitenit të javës ka ndarë detyrat për banorët, ku Drilonin e vendosi tek tualetet për t’i pastruar. Duke...
    Vip07 Janar 2025
    Kapiteni i javës, Leo, ka ndarë punët e shtëpisë për banorët. Por, edhe të ndarja e punës ai la të nënkuptohet se...
    Të tjera
    Lajme07 Janar 2025
    Me rastin e Krishtlindjes ortodokse, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkuar sot në konakun e dy familjeve në Shtërpcë....
    Vip07 Janar 2025
    Kapiteni i javës, Leo, ka ndarë punët e shtëpisë për banorët. Por, edhe të ndarja e punës ai la të nënkuptohet se...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Meka, qyteti më i shenjtë i Islamit, është goditur nga kushte ekstreme të motit. Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë lagje...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dalë sot nga qelia dhe është përballur me prokurorët e posaçëm të SPAK në cilësinë e...
    Lajme07 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër Kryeministrin Albin Kurtin, duke e akuzuar se për një imazh në veri...
    Lajme07 Janar 2025
    Juristja e mediave Flutura Kusari ka thënë se liria e shprehjes dhe e meidave ëshë përkeqësuar dukshëm, dhe Kosova nuk shquhet më...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.