Duket se ka ardhur dita kur këngëtarja Britney Spears dhe i fejuari i saj Sam Asghari do t’i thonë një “po” fatale njëri-tjetrit dhe gjithçka do të shënohet në një ceremoni intime me njerëz të përzgjedhur, ka thënë një burim për TMZ.
Burimi ka treguar për mediat e përmendura se dasma e tretë e këngëtares do të bëhet sot dhe në ceremoninë intime do të marrin pjesë vetëm 100 persona.
Edhe pse nuk dihen të gjitha detajet e dasmës, e cila është planifikuar prej muajsh, do të dëshmojë edhe vëllai i këngëtares, Bryan, ndërkohë që nuk ndodh kështu me pjesën tjetër të familjes së saj – nënën, babain dhe motrën Jamie Lynn.
Nuk dihet se kush do ta shoqërojë këngëtaren në altar. Nga rruga, fansat e këngëtares tashmë kanë hamendësuar disa detaje. Kështu, shumë parashikojnë se pas vizitës së Britney-t në Donatella Versace, fshihet një fustan nusërie me firmën e këtij gjiganti të modës.
Sam dhe Britney u takuan në vitin 2016 në xhirimet e videos së saj “Slumber Party” dhe u fejuan shtatorin e kaluar.
Këngëtarja ndër vite nuk e ka fshehur faktin se partneri i saj është një mbështetje e madhe në çdo gjë që ajo kalon dhe që kur fitoi betejën e kujdestarisë që babai i saj kishte për të dhe pronën e saj, çifti nuk është ndarë.
Spears ishte e qartë se ajo dëshironte të martohej dhe të krijonte një familje, dhe megjithëse ata njoftuan në fillim të këtij viti se ishin në pritje të një fëmije, ata përfundimisht zbuluan se e kishin humbur atë për fat të keq.
“Dashuria jonë është forca jonë. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të zgjerojmë familjen tonë të mrekullueshme. Ju jemi mirënjohës për mbështetjen tuaj. Lutemi për privatësi në këto kohë të vështira”, shkruante këngëtarja në atë kohë.
Kjo do të jetë martesa e parë e Sam dhe e tretë e Britney. Këngëtarja fillimisht i tha “po” Jason Alexander dhe më pas Kevin Federline./FrontOnline/