Britney Spears postoi një foto nudo në Instagram. Ajo pozon në të me kurriz të kthyer dhe është e qartë se nuk ka veshur rroba. Një pjesë e fansave të saj janë të bindur që Britney nuk është në atë foto, edhe pse duket si ajo për shkak të ngjyrës së flokëve, transmeton FrontOnline. Disa shkruajnë “Free Britney” (lirojeni Britney), që është emri i një lëvizje të nisur nga fansat të cilët po luftojnë publikisht për lirimin e saj, ndërsa të tjerët shprehin dyshimin se në foton e publikuar nuk paraqitet këngëtarja.
“Ne e dimë që nuk je ti”, “Ku janë tatuazhet e saj në këtë foto?”, “Njerëz, e dini që kjo nuk është Britney, apo jo?”, “Ku është tatuazhi i zanave?”, “Ka diçka që nuk shkon me këtë foto”, janë vetëm disa nga komentet e ndjekësve. Britney ka dy tatuazhe në shpinë – një pirun të vogël në fund të shpinës dhe një simbol hebraik në pjesën e pasme të kokës. Ndjekës të tjerë arritën në përfundimin se ishte e mundur që një tatuazh të pritej nga fotoja ndërsa tjetri të ishte i mbuluar me flokë./FrontOnline/