Në postimin e fundit në profilin e saj në Instagram, BRITNEY SPEARS zbuloi se po bën një pushim nga rrjetet sociale.
“Po bëj një pushim të shkurtër nga rrjetet sociale. Po dërgoj dashurinë time dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve”, ka shkruar ajo me një video të një foshnjeje të veshur me syze dielli dhe duke u shtrirë në një sallon miniaturë.
Në fillim të këtij muaji, Britney zbuloi se ajo dhe i fejuari Sam Asghari janë në pritje të një fëmije.
“Dhe kështu bleva një test shtatzënie dhe … jam shtatzënë. Padyshim që nuk do të dal shumë”, ka shkruar ajo më herët.
Çifti u njoh gjatë xhirimeve të një videoklipi për këngën e saj Slumber Party në vitin 2016 dhe ky do të jetë fëmija i tyre i parë së bashku.
Sam foli gjithashtu për gjithçka .
“Atësia është diçka që e kam pritur gjithmonë me padurim dhe nuk e marr lehtë. Është puna më e rëndësishme që do të bëj ndonjëherë,” tha ai./FrontOnline/