Britney Spears është aktualisht nën hetim pasi një anëtar i stafit të saj të shtëpisë e akuzoi atë për goditje.
Punonjësi ngriti padinë të hënën, menjëherë pas konfliktit të dyshuar në shtëpinë e këngëtares, transmeton FrontOnline. Sherifi i Qarkut Ventura tha se ai do t’i dërgonte gjetjet e tij pas hetimit tek prokurorët për të shqyrtuar akuzat për një krim të mundshëm, i cili në Kaliforni përfshin çdo kontakt fizik të qëllimshëm dhe të paligjshëm me një person.
Mediat e huaja shkruajnë se Britney i rrëmbeu celularin punonjësit të saj nga duart, dhe avokati i saj Mathew Rosengart pohon se e gjithë akuza ishte e fryrë dhe ai e hodhi poshtë atë. Në një deklaratë për BBC, Rosengart tha se nuk kishte goditje apo lëndime.
“Çdokush mund të ngrejë një padi, por ky rast duhet të ishte mbyllur menjëherë”, shtoi Rosengart, i cili filloi të punojë me Britney muajin e kaluar në një përpjekje për t’i dhënë fund kujdestarisë së jetës së këngëtares nga babai i saj Jamie Spears./FrontOnline/