×
  • Vip
  • Vip

    Britney Spears: Doja të mbesja shtatzënë, babai im nuk më linte të hiqja spiralën

    FrontOnline
    24 Qershor 2021

    Britney Spears ka folur drejtpërdrejt në gjykatë për herë të parë në dy vjet në një çështje të diskutueshme të kujdestarisë. Në të vërtetë, Britney ka qenë nën mbikëqyrjen të babait të saj për 13 vitet e fundit, gjë që e pengon atë të marrë vendime të mëdha në jetën e saj (personale dhe financiare). Këngëtarja fillimisht i tha gjykatës se ajo nuk ishte “për të qenë skllav i dikujt”, transmeton FrontOnline.  Ajo pastaj iu referua kujdestarisë nën të cilën prona dhe jeta e saj janë menaxhuar nga babai i saj Jamie Spears për 13 vitet e fundit. “Unë jam aq e zemëruar sa nuk mund të fle dhe jam në depresion. Unë dua të dëgjohem … Unë dua ndryshim dhe dua që ndryshimi të shkojë përpara. Unë meritoj ndryshim”, tha këngëtarja. Spears e bëri të qartë se ajo donte që kujdestaria e saj të mbaronte. “Unë thjesht dua që jeta ime të kthehet, kanë kaluar 13 vjet dhe është e mjaftueshme. Mjaft dhe nuk ka kuptim fare … Unë kam mbaruar. Dua të padis familjen time, të jem plotësisht e sinqertë”, tha ajo.

    Spears shtoi se ajo dëshiron mundësinë për të zgjedhur avokatin e saj. “Arsyeja kryesore që jam këtu është sepse unë dua t’i jap fund kujdestarisë pa më gjykuar dikush”, tha Britney. Ajo gjithashtu komentoi mbi një mesazh që ndau në mes të prillit, pas transmetimit të dokumentarit ‘Framing Britney’, në të cilin siguroi publikun se ishte mirë. “Po, jam plotësisht mirë. Jam jashtëzakonisht e lumtur. Kam një shtëpi të bukur, fëmijë të bukur. Tani jam duke pushuar sepse e shijoj atë”, shkroi këngëtarja në atë kohë. Gjatë një seance kujdestarie, Britney zbuloi se deklarata ishte një gënjeshtër e plotë. “I thashë gjithë botës se isha mirë, por gënjeva”, i tha ajo gjykatës. “Nuk jam e lumtur, nuk mund të fle, jam në depresion dhe qaj çdo ditë”, tha këngëtarja. Britney gjithashtu tha se donte të martohej me të dashurin e saj dhe të kishte një fëmijë, por nuk u lejua. Ajo akuzoi babanë e saj se e ndaloi atë të hiqte spiralen në mënyrë që të mund të mbetej shtatzënë. Ajo gjithashtu tha se u detyrua të merrte litium – një ilaç për çrregullimin bipolar – deri në atë pikë sa të ndihej e dehur dhe të mos fliste. Si kujtesë, Britney dëshiron që babai i saj Jamie Spears të hiqet si kujdestar mbi pronën e saj. Gjyqi vazhdon, dhe të famshëm dhe fansa të shumtë në rrjetet sociale po mbështesin këngëtaren e cila ishte një nga sensacionet më të mëdha të pop-it në vitet 2000./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Vip10 Janar 2025
    Sara është befasuar nga dy miqtë e saj më të mirë, Kledia dhe Niko. Ajo është gëzuar tejet shumë në momentin kur...
    Vip10 Janar 2025
    Thirrja e Vullnetit që paratë e çmimit të Big Brother VIP Kosova 3, të qëndrojnë në Kosovë ka trazuar të gjithë shtëpinë....
    Vip10 Janar 2025
    Gjatë një momenti të diskutimit në Big Brother VIP Kosova, prezantuesi Alaudin Hamiti i bëri një pyetje Vullnetit. “A do të ishte...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.