Britney Spears pati një seancë të re gjyqësore. Gjykatësja e Los Anxhelosit, Brenda Penny ka vendosur që Britney mund të zgjedhë avokatin e saj në luftën për t’i dhënë fund kujdestarisë,.
Vendimi u dha të mërkurën, kur Britney iu drejtua gjykatës për herë të dytë në më pak se një muaj. Britney deri më tani është përfaqësuar nga Samuel Ingham III, por këngëtarja dëshiron që avokati i saj të jetë Matthew Rosengart, transmeton FrontOnline.
Ajo kërkoi që babai i saj Jamie Spears të hiqet nga marrëveshja ligjore, e cila ka kontrolluar jetën e saj për vite me radhë. Ajo tha se donte që babai i saj të akuzohej për “abuzim me të drejtat e kujdestarisë”.
“Unë jam këtu për të ngritur një aktakuzë. Unë jam e zemëruar, sepse ju po e lini babanë tim të shkatërrojë jetën time. Unë duhet të heq qafe babanë tim dhe ta akuzoj atë për abuzim të të drejtave të kujdestarisë” tha Britney, e cila foli në gjykatë me telefon.
Britney përmes Instagramit ka falënderuar fansat e saj për përkrahjen e tyre. “Faleminderit fansave të mi që më mbështesin. Ju nuk keni ide se sa do të thotë për mua që jam mbështetur nga fansa kaq të mahnitshëm”, shkroi ajo, duke shtuar #FreeBritney në përshkrim./FrontOnline/