Këngëtarja Britney Spears, 39 vjeç, tronditi fansat me një foto të re ku pozon e gjakosur dhe e lidhur në dysheme. Pikërisht, është kostumi i saj për ‘Halloween’ ai që ka shqetësuar shumë.
“5:45. Ajo erdhi. Portieri tha se ajo erdhi vetëm! Ajo shkoi në darkë me dy vajza dhe piu një pije. Ajo po merrte një taksi në shtëpi, por një fqinj e gjeti në dysheme. Është një mister. Kush do ta bënte një gjë të tillë. Ajo kishte një familje të mrekullueshme dhe sigurisht që nuk kishte asnjë pranë”, ka shkruar ajo në përshkrim të fotos.
“Britney, a je mirë? nuk më pëlqen kjo; O Zot Brit, të dua, por nuk i kuptoj postimet e tua”, janë disa nga komentet e fansave në ankth. Megjithatë, një pjesë e fansave u emocionuan plotësisht me kostumin e saj.
“Ti je më e mira; Shprehuni, ne jemi këtu për këtë; Kjo nuk është vetëm për Halloween! Ky është një mesazh i fortë; Gëzuar Halloween Mbretëresha”, i shkruan asaj./FrontOnline/