Nga 1 janari udhëtarëve të Britanisë së Madhe mund t’i ndalohet hyrja në vender e BE-së.
Kjo pasi atëherë skadojnë rregullat e udhëtimit që ndërlidhen me të qenit pjesë e BE-së.
Udhëtimet e pakufizuara nëpër shtete brenda bllokut më nuk do të aplikohen automatikisht për banorët e Britanisë nga atëherë.
Prandaj hyrja në shtetet e BE-së do të jetë vetëm për udhëtime esenciale.
Aktualisht vetëm shtetet me nivel të ulët të infeksionit me koronavirus kualifikohen për udhëtime jo-esenciale.
Janë vetëm tetë shtete me nivel të ulët të Covidit që janë në listën e atyre të aprovuara për udhëtime lirshëm dhe nuk ka plane për të futur Britaninë në atë listë.
Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Dominic Raab, ka thënë për BBC, se kufizimet do të varet në atë se çfarë vendos BE-ja dhe shtetet anëtare të saj.