Britania e Madhe ka ndezur alarmin duke ngritur nivelin e rrezikut nga një sulm terrorist.
Siç shkruan BBC, një gjë e tillë nënkupton që një sulm është shumë e mundur që të ndodh.
Një veprim i tillë nga autoritetet britanike ka ardhur pas sulmit terrorist të së hënës ku kanë vdekur katër persona dhe një sulmues është vrarë.
Vlerësimet për shkallën e rrezikshmërisë merren nga Qendra për Analiza të Terrorizmit, pjesë e MI5, e cila bënë rekomandime në mënyrë të pavarur.