Për shkak të pandemisë së koronavirusit do të hyjë në fuqi karantina në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të përfundojë “automatikisht” më 2 dhjetor, deklaroi kryeministri britanik Boris Johnson.
Rita Ora publikoi në InstaStory një video satirike që e kishte realizuar gjatë karantinës së kaluar, ku shfaqej duke goditur tavanin me kokë ndërsa bënte ushtrimet.
Këngëtarja thotë se një gjë e tillë po vazhdon “ta vret” dhe ironizon faktin që vendi po futet për herë të dytë në izolim.
“Kjo vazhdon të më vrasë vërtet, izolimi i dytë, le të mos e bëjmë këtë sërish”, ka shkruar Rita Ora në InstaStory.