Nëse planet e fundit bëhen realitet, prodhuesi britanik Bristol Cars duhet të kthehet në skenë vitin e ardhshëm dhe atë përveç tjerash edhe me një model elektrik. Pas përpjekjes së fundit qëndron biznesmeni britanik Jason Wharton i cili bleu të gjitha të drejtat mbi pronën intelektuale të Bristol. Wharton njofton se vitin e ardhshëm së pari do të ofrojë versione të azhurnuara të modelit sportiv Fighter dhe 411 grand tourer.
Të dy do të mundësohen nga motori 6.4-litërsh V8 i Chrysler, së bashku me një marsh automatik ZF me 8 shpejtësi. Çmimet për modele të tilla të modernizuara të Bristol duhet të fillojnë nga 495,000 funte. Përveç kësaj, Wharton ka njoftuar një plan që përfshin ngritjen e një fabrike të re në Bristol në Mbretërinë e Bashkuar, ku përveç prodhimit, do të ketë gjithashtu një qendër për sigurimin e shërbimeve të restaurimit për automjetet ekzistuese. Lajmet shprehen se prototipet e para të automjeteve të modifikuara duhet të jenë në rrugë deri në fund të këtij viti, ndërsa modeli krejtësisht i ri Buccaneer thuhet se do të jetë gati për vitin 2025./FrontOnline/