Gjiganti Bridgestone është i prirur “të shkojë” përtej Planetit Tokë, duke u mbështetur në disa koncepte mjaft radikale për rrotat për të përshkuar Hënën.
Krijimet e tij të fundit duken më shumë si diçka “jo realiste”, por ato janë krijuar për të mbështetur “roverët hënor” të përmasave të vogla dhe të mesme.
Thjesht të quajtura “rrota hënore të gjeneratës së dytë”, ato janë bërë tërësisht prej çeliku.
Kjo për shkak se goma nuk funksionon në kushte të vështira hënore. Ajo është shumë e ndjeshme ndaj temperaturave ekstreme dhe rrezeve ultravjollcë, që gjenden me bollëk në Hënë.
Edhe nëse përbërja e gomës nuk do të përkeqësohej, do të ishte jashtëzakonisht e rëndë dhe e papërkulur.
Plus, gomat e mbushura me ajër nuk janë optimale për t’u përdorur në vakum pothuajse të hapësirës, kështu që do t’ju duhet një rrotë gjithsesi.
Bridgestone do të ekspozojë rrotat e saj të fundit hapësinore në Simpoziumin e 40-të të Hapësirës në Kolorado Springs, që do të zhvillohet nga 7-10 prill.
Kompania do të jetë në dispozicion si pjesë e ekspozitës së Industrisë Hapësinore të Japonisë. /Telegrafi/