Nga mbrëmë kanë filluar reshjet e borës në Kosovë.Reshje bore ka pasur edhe në kryeqytet, derisa nga Brezovica janë publikuar edhe pamje pas reshjeve të borës.
“Prishtina Weather” ka parashikuar në fundjavë afrimin e një cikloni nga Atlantiku përgjatë Italisë, që sjell shtim të vranësirave, e më pas nga dita e hënë kalimi i një fronti të ftohtë sjell kushte për reshje shiu, e me ulje të temperaturave reshjet e shiut të përzien edhe me borë.
Indeksi i cilësisë së ajrit ditëve të ardhshme do të mbes në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, shkaku edhe i motit të qëndrueshëm. Vende-vende mund të zbres në vlera mesatare gjatë ditës, e në mbrëmje të kaloj edhe në vlera jashtëzakonisht të dobëta.