Bekim Brestovci nga Nisma, ka deklaruar se emisari sllovak i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë takimit me kreun e Nismas, Fatmir Limaj, ishte zotuar se Asociaoni i komunave me shumicë serbe do të bëhej sipas Kushtetutës së vendit, raporton Front Online.
Ai ka thënë në Debat Plus se i beson Lajçak, përkundër deklarimeve që ky i fundit kishte bërë gjatë takimeve në Serbi, se Kushtetuta e Kosovës nuk është bibël dhe mund të ndryshohet.